Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komunës së Rahovecit, të enjten më datë 16 maj 2019, në ora 12:00, në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, do të mbahet akademi politike shkencore. Akademia mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Agjenda:
11:45- Homazhe te shtatorja e Ukshin Hotit në Universitet
12:00- Hymnet
12:05- Fjalimet e liderëve politik nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore
Tryezë shkencore
12:40- Hapja nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi
12:45- Kumtesa nga prof.Dr.Martin Berishaj, Prof.Dr.Sabri Kiçmari, Bislim Elshani e kumtesa tjera.