Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Planit të vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe Nenit 6 pika 1.6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM
Konsultim publik për Projekt-planin e vlerësimit të rrezikut për territorin e komunës së Rahovecit. Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 7.10.2022 deri më datën: 7.11.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 21.10.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 6.11.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët: [email protected] , [email protected]; dhe [email protected]. Për më shumë detaje, Projekt-Planin e vlerësimit të rrezikut per territorin e komunës së Rahovecit, mund ta gjeni në vegëzat e mëposhtme: