Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në nderim të “Epopesë së Dukagjinit” në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, organizuan aktivitetin sportiv, tashmë tradicional, krosin “Rruga e Lirisë” me nxënësit e shkollave fillore të komunës.
Nderimi i dëshmorëve të rënë për liri është simbolika e kësaj gare.
Ky aktivitet vazhdoj me valle popullore nga nxënësit e shkollave fillore.
Gjithashtu në kuadër të shënimit të 26- vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, u bë hapja e ekspozitës “Marsi i Lirisë” nga Prof. Kushtrim Dacaj, i cili me mjeshtërinë e një artisti përjetësoi më së miri figurat e heronjve tonë të rënë për atdhe.
Mirënjohës dhe falënderues për punën e tij dhe nderimin që i bëri kësaj ngjarje historike! shkroi në rrjetin e tij social facebook, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj.