Organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në vendin tonë, sot në Gjakovë qëndruan për vizitë një grup prej ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës. Ata u priten nga kryetari i komunës, Ardian Gjini dhe vizituan pjesën e vjetër të qytetit të Gjakovës dhe vende e monumente historike të këtij qyteti. Gjatë vizitës së zhvilluar, ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi tha se ky organizim është bërë për të njohur Kosovën më mirë, meqë ka qenë një dëshirë e ambasadorëve që të vizitojnë Gjakovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …