Organizuar nga BB dhe MMPH po mbahet punëtoria për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Organizuar nga BB dhe MMPH po mbahet punëtoria për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Organizuar nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po mbahet punëtoria për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. Në fjalën e saj, ministrja, Albena Reshitaj tha se në kuadër të masave të ndërmarra për cilësinë e ajrit, ne kemi hartuar planin e aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. Është krijuar grupi që ka bërë identifikimin e më shumë se 100 pikave ndotëse. Më 29 janar2018 Qeveria ka vendosur për themelimin e një task force ndërministrore që të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Nga Ministria e Arsimit kemi kërkuar të ndërkrehet ngrohja në mbi 200 shkolla me thëngjill. Nga MZHE është kërkuar ndërprerja për ndarje falas të thëngjillit për punëtor. Nga Ministria e Infrastrukturës është kërkuar të ndalen veturat që nuk i plotësojnë kushtet e parapara me ligj për qarkullim. MTI të kontrolloj cilësinë e derivateve. MSh të krijoj një sistem efikas për vetëdijesimin e qytetareve për shëndetin e tyre. Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e MMPH-së që të ketë prioritet përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ndërkohë, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Manto Vanelli deklaroi se kjo punëtori  do te inicioj mbledhjen e të dhënave, por besoj se do ta menaxhojmë në të ardhmen për marrjen e vendimeve politike. Kjo ndotje e ajrit ndikon në shëndet. Studimi do të kufizohet tek të dhënat, në mënyrë që të vijmë në përfundim së bashku me Bankën Botërore, MMPH, Institutin Hidrometeorologjik. Ka sfida dhe kosto kjo punë. Kostot e shëndetit ne Kosovë me 2010/ishte nga 38milion deri ne 160 milion euro në vit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …