Organizuar nga Kolegji AAB dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, u mbajt Akademi në 85 vjetorin te lindjes së akademik, Rexhep Qoses

Organizuar nga Kolegji AAB dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, u mbajt Akademi në 85 vjetorin te lindjes së akademik, Rexhep Qoses

Organizuar nga Kolegji  AAB dhe Instituti Albanologjik i Prishtinë, në sallën e teatrit, “Faruk Begolli” të Kolegjit  u mbajt Akademi me rastin e 85 vjetorit te lindjes së akademik, Rexhep Qoses. Akademia filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar e shtetëror. Kryetari i Këshillit drejtues z. Lulzim Tafa fillimisht shpalosi historikun e kolegjit AAB, pastaj foli shkurtimisht për jetën dhe krijimtarinë e akademik, Rexhep Qoses, duke e vlerësuar si krijues në art, politikë e në shoqëri. Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti  pasi përgëzoi kolegjin për këtë nismë të qëlluar, i uroi 85-vjetorin e lindjes, akademikut Rexhp Qosja, duke u shprehur se në këtë aktivitet na bashkoi vepra kolosale, kulturore,  letrare, publicistike e historike e akademik Rexhep Qosja. Ai uroi që përvjetorët tjerë të realizojnë me të arritura tjera. Emri dhe vepra e tij monumentale është burim frymëzimi për të rijnë sot por edhe brezat e shkuar. Librat e Rexhep Qoses ngriheshin përballë policisë jugosllave. Vepra e tij poliedrike përbën një bibliotekë në vete. Vepra e Qoses nuk ka moshë, ai shkroi studime të shumta. Sot i gëzohemi ditëlindjes së tij që çështjen historike të popullit tonë e ka mbrojtur me shumë sukses tha kryeministri Kurti.

Nga Shqipëria i pranishëm ishte profesori i mirënjohur,  Pëllumb Xhufi i cili i uroi akademik Qosën për ditëlindjen që e cilësoi si akademikun i cili solli dritë të re e revolucionare në letërsi e në histori. Në romanet e veprat e Rexhep Qoses fshihet historia e një populli të tërë. Ai i bëri shërbim kombit me ditarët e tij, ju në mënyrë dokumentare e artistike evidentoi zhvillimet politike e shoqërore të kohës  në Kosovë e në Shqipëri. Zëri i tij ishte i veçantë, pena e tij ishte e pamëshirshme, kundër së ligës e paudhësive. Fjala e tij dëgjohet edhe sot me shumë interes, përfundoi fjalimin e tij z Xhufi.

Profilin intelektual të Akademik Rexhep Qoses, para të pranishmeve e shpalosi gjerësisht drejtori i Instituti Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi. Ai ndër të tjera tha: kur shumica e intelektualëve heshtnin në kohë ai e kishte thënë qartë dhe hapur mendimin e tij. Qosja nuk u u largua nga rruga, nga e drejta dhe e vërteta dhe veproi e punoi pa u ndalur gjatë tërë jetës. Vepra jetësore e tij mbështete mbi normën morale, ai punoi me tërë qenien mbrojtjen e qenies shqiptare.

Për krijimtarinë e akademik Rexhep Qoses foli prof. Agim Vinca. Ai e cilësoi Qosën si korife të kombit, erudit me një diapazon të pashtershëm krijues Ai është studiues me një opus të gjerë krijues, ai hartoi të parën antologji shqipe, është kritik letrar i cili kombinon rrafshin diakronik me atë sinkronik. Ai iu qas veprave të rilindësve shqiptarë, zhduku kufirin artificial me Shqipërisë e Kosovës. Është i njohur  diskutimi i tij në Novi Sad në gjysmën e dytë të viteve 80-të ku ia përplasi në fytyrë të vërtetën e Kosovës, kryesisë Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë. Profesor Agim Vinca në mënyrë analitike, sintetizese,  segmentoi shumë aspekte krijuese të  akademik Qoses

Pas pjesë artistike, dhe një pike muzikore në fund e mori fjalën edhe profesor doktor, Rexhep Qosja. Ai fjalën e tij fillimisht i  përshëndeti të pranishmit për organizimin, pastaj folësit për fjalët dhe vlerësimet e tyre.

Qosja tha se ndihet shumë  i nderuar që sot u organizua kjo akademi nga kolegji AAB dhe Instituti Albanologjik ku unë jam në punë e angazhim që 54 vite. Këtu dëgjova fjalët më të mira për mua. Koha në të cilën jeton brezi ynë me këto gjasa, e arritura më e madhe është shteti i Kosovës. Por ne jemi një komb me dy shtete,  andaj dita kur do të jemi bashkë nuk është e largët. Sot në këtë ditë po e them një të keqe që rëndon jetën tonë. Kohezioni shpirtëror e kombëtar po cenohet prej disa dukurive si krimet e vrasjet me motive të ndryshme, përdorimi i drogave, krahinorizmat, ideja e kombit të dytë shqiptar, kundërshtimet ndaj gjuhës standarde, ndarja e shoqërisë në klasa, konfliktet e pandashme të forcave politike në Shqipëri e Kosovë, korrupsioni, nepotizmi, shfrytëzimi i posteve politike, shpërfillja e shkencës dhe kulturës, jeta në varfëri të skajshme, papunësia dhe shkatërrimi i klasës së mesme shoqërore, pastaj shpërngulja e të rinjve, janë vetëm disa nga dukuritë e dëmshme shoqërore e kombëtare  që i radhiti në fjalimin e tij akademik, Rexhep Qosja. Ai kërkoi nga  universitetet  e kolegjeve të rrisin brezat e rinj me kohezion shoqëror e mbarë kombëtar.  Ne u mbajtëm qëndrueshëm në vitet e tranzicionit, në vitet më të vështira të historisë, tha ndër të tjera në fjalimin e tij profesor doktor Rexhep  Qosja. Në këtë akademi u shfaqën edhe disa pika artistike. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …