Komandanti i Armatës së Bosnjës e Hercegovinës, Naser Oriq dhe bashkëluftëtari i tij, Sabahudin Muhiq janë nxjerrë para një gjykate në Bosnje, të akuzuar se në vitin 1992, gjatë luftimeve kanë vrarë tre serbë në Srebrenicë ku serbët, në gusht të vitit 1995 kanë vrarë e masakruar jo tre e katër por 8.000 myslimanë boshnjakë, në sy të forcave ndërkombëtare holandeze dhe të krishterëve të tjerë të Evropës. Për krime të tilla të supozuara, Komandanti boshjak, Naser Oriq ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Avokatët e Naser Oriqit dhe Sabahudin Muhiqit kanë kërkuar nga Tribunali i Hagës të urdhërojë gjykatën e Bosnjës të heq dorë nga ndjekja penale, meqë Naser Oriq për të njëjtat akuza është shpallur i pafajshëm nga të gjitha pikat a akuzës të këtij Tribunali në vitin 2008. ( RKL, Al-Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …