leoni

“ORLLATI GROUP” FITON ANKANDIN PUBLIK PËR NDËRTIMIN E PARKUT SOLAR

U mbajt ankandi publik përmes platformës elektronike për projektin e ndërtimit të parkut diellor (solar) për energji të ripërtëritshme, me kapacitet prej 100 MW, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, që do të ndërtohet në Gur të Kuq dhe në Kramovik të Komunës së Rahovecit.

Fitues i këtij ankandi është kompania e njohur dhe me prestigj të madh “Orllati Group”, me seli në Zvicër, me pronar z. Avni Orllati, bashkë me vëllezër e nipa nga Brestoci i Rahovecit.

Jemi me fat që këtu do të investohen rreth 75 milionë € për ndërtimin e mbi 258 mijë paneleve diellore për prodhimin e energjisë.

Ndërtimi i këtij centrali solar paraqet një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe me lehtësira të shumta për komunitetin tonë. Komuna e Rahovecit e ka bërë të qartë synimin e saj për t’i krijuar kushtet për zhvillim afatgjatë e të qëndrueshëm.

Komuna e Rahovecit, përmes këtij investimi, pritet të bëhet një fuqi reale për prodhimin e energjisë diellore, me mundësi të mëdha, e që përfitues do të jenë qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …