Ortodoksia ruso-greke “pushtoi” Tiranën dhe bekoi vrasësit e shqiptarëve, në praninë e Ilir Metës

Ortodoksia ruso-greke “pushtoi” Tiranën dhe bekoi vrasësit e shqiptarëve, në praninë e Ilir Metës

Në praninë e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe qeveritarëve në Tiranë dy patriarkët ortodoksë, ai i Rusisë Kirill dhe partiaku pangrek, Janullatos,  bekuan vrasësin e shqiptarëve, satanain e   quajtur Shën Kozma, i cili kishte hapur shkolla greke në Shqipërinë e jugut dhe i kishte greqizuar shqiptarët qysh në shekullin 18-të.   Patriarku i Kishës ortodokse ruse Kirill, në ditën e dytë të vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë, bashkë me Kryepeshkopin grek, Anastas Janullatos zhvilluan meshën në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, ambasadorja grekë, Eleni Sourani, si dhe klerikë të ndryshëm, rusë e grekë.

Në fund të meshës së kryeprifti rus, Kirill, vlerësoi figurën e Shën Kozmait. Duke folur për këtë shqiptar-vrasës, historiani i mirënjohur, Pëllumb Xhufi ka deklaruar se  “Sot nuk ka grek që t’i njohë “shenjtorit” anti-shqiptar, gjysmanalfabet nga Etolia dhe varrit të tij në Kolkondas, ndonjë vlerë tjetër veç asaj të greqizimit të popullsisë ortodokse të Myzeqesë në të kaluarën  dhe të një hipoteke absurde në tokat e shqiptarëve, sot. Me këtë synim të mbrapshtë, shën Kozmai është futur qëllimshëm në kalendarin e kishës Ortodokse dhe besimtarët e Myzeqesë e nderojnë atë, pa ditur cili është dhe përse. Njëlloj si besimtarët myslimanë të Petrelës të cilët, nuk dinë përse nderojnë tyrben e Ballaban Pashës, tradhtarit dhe armikut të Shqipërisë, ka shkruar me këtë rast historiani i mirënjohur shqiptar, dr. Pëllumb Xhufi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …