OSBE-ja ka publikuar një plan nëntë-pikësh për normalizimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ajo thotë se plani synon arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike. Plani kërkon që Kosova dhe Serbia të riаfirmojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes Themelore dhe Protokollit të Ohrit. Kosova duhet të tërheqë forcat e saj speciale policore, kurse Serbia duhet të ulë gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura. Policisë së Kosovës, së bashku me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e vendit. Duhet të anulohen protestat dhe të vihen në funksion shërbimet komunale për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht t’u lejohet qasje punonjësve në komuna. Kryetarët shqiptarë duhet të japin dorëheqje deri në verën e këtij viti, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme komunale, të cilat do të mbahen këtë vit, thuhet mes tjerash në planin e publikuar të OSBE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …