OSBE dhe PZAP përmirësojnë qasjen e personave të verbër në procedurat zgjedhore

OSBE-ja ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës, duke kërkuar emërim të shpejtë të të rinjve dhe të drejtorit të përgjithshëm të transmetuesit publik. Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e bordit, Arta Berisha. të cilët dhanë dorëheqje u përgëzuan nga OSBE-ja për shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetuesit publik. Organizata theksoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës “për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik”. OSBE kërkon që emërimi i anëtarëve të bordit dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së të jetë “transparent dhe i bazuar qartë në merita”. RTK-ja momentalisht është pa drejtor të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …