OSBE-ja organizon takimin për çështjet e sigurisë për komunitete në Rahovec

Me 30 Mars 2016, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka organizuar takimin lidhur me çështjet e sigurisë të komuniteteve në lagjen e epërme të Rahovecit dhe Hoçës së Madhe ku janë diskutuar mënyrat për ti adresuar ato në nivel komunal të Rahovecit.

Në takim kanë marrë pjesë zyrtarët komunal, anëtaret e Këshillit për Siguri në Bashkësi (KKSB), përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në nivel rajonal dhe komunal, përfaqësuesit e komuniteteve, rinis dhe organizatave ndërkombëtare.

Takimi kishte për qëllim të identifikohen mënyrat e adresimit të shqetësimeve të sigurisë dhe ta rris koordinimin me Policin e Kosovës me qëllim të përmirësimit të sigurisë publike. Gjatë diskutimit është shqyrtuar edhe mundësia e implementimit të projekteve ose aktiviteteve në bashkëpunim me komunitetet, shoqërinë civile dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në adresimin e shqetësimeve të sigurisë si dhe praktikat më të mira në parandalimin e incidenteve të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …