Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, mund të
jetë indiferente kur raportohen raste të keqtrajtimit të shqiptarëve në Kosovën
Lindore nga ana e autoriteteve serbe, por kur raportohen raste që kanë të bëjnë
me serbët, ky mision menjëherë tund këmbanat e alarmit. Shefi i misionit të
OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar fuqishëm incidentet e
fundit në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës. Nga vlerësimet e para mësohet
se pronat e familjeve Petroviq, Vuksanoviq dhe Kollashinac janë dëmtuar nga të
shtënat me armë zjarri. “I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtyre
të fundit dhe fakti se bëhet fjalë për një shqetësim të përsëritur i
kontribuojnë ndjenjës së pasigurisë në mesin e komunitetit serb në Kosovë”, ka
thënë Schlumberger. Vlen të përkujtohet këtu se misioni i OSBE-së në Kosovë,
gjithmonë ka pasur qëndrim pro-serb. Kjo organizatë madje kishte përpiluar një
raport ku kritikonte sjelljet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës karshi
ekstremistëve serbë që kishin ardhur në Gazimestan, para disa vitesh.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …