Gjatë kësaj jave, është vendosur tabelat e njoftimeve tek parkingu, afër parkut të qytetit në Rahovec. Vendosja e tabelës së njoftimeve, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të mirë, që ka Komuna e Rahovecit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) misioni në Kosovë, zyra e regjionit në Prizren. Sipas zyrtarëve komunal dhe atyre të OSBE-së, qëllimi i vendosjes së tabelës së njoftimeve është që përmes publikimit të dokumenteve në këtë tabelë, të bëhet njoftimi i qyfterëve rreth zhvillimeve në Komunë. Tabela njoftuese do të shërbej, për rritjen e transparencës Komunale. Ndihmën e dhënë nga OSBE, zyra e regjionit të Prizrenit, për vendosjen e tabelës së njoftimeve, zyrtarët e Komunës së Rahovecit e kanë pritur mirë, duke thënë se ndihmat si kjo nga ana e OSBE-së, janë të mirëseardhura dhe në të mirë të informimit të qytetarëve. Kjo ndihmë ka ardhur falë bashkëpunimit të mirë, që ka Komuna e Rahovecit me OSBE-në, bashkëpunim ky i cili do të vazhdoj edhe më tutje në realizimin e projekteve tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …