leoni

Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

OSBE publikon sot dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh në shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Të gjitha aktivitetet organizohen me mbështetje të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët. Raporti i parë paraqet përparimin e shënuar nga institucionet e Kosovës në zbatimin e kornizës ligjore që rregullon të drejtat gjuhësore, ndërsa raporti i dytë analizon zbatimin e kësaj kornize nga njëri prej këtyre institucioneve në veçanti – Policia e Kosovës. 26 shtatori është shpallur Dita Evropiane e Gjuhëve nga Këshilli i Evropës më 2001 dhe kjo ditë shënohet çdo vit. Ajo festohet në tërë Evropën, me qëllim të promovimit të vlerave të shumëgjuhësisë, shumëllojshmërisë kulturore dhe mësimit të gjuhëve gjatë gjithë jetës. Si pjesë e mandatit të vet, Misioni i OSBE-së në Kosovë monitoron respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve, përfshirë të drejtat gjuhësore, dhe mbështet këto institucione përmes mjeteve që janë zhvilluar enkas për të përmirësuar më tej respektimin e këtyre të drejtave. Në këtë ngjarje do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj; Komisioneri për Gjuhët, Slaviša Mladenović; Drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Mentor Borovci si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Bale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …