Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka njoftuar se do të ndihmojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. OSBE përmes një kumtese për medie ka bërë të ditur se “do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave në Kosovë për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote qasje në zgjedhjet parlamentare serbe të datës 24 prill 2016”. Në njoftim thuhet se OSBE është në fazën e planifikimit të hollësive operacionale.
