OSHP dhe Ambasada e Anglisë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, për transparencë e përgjegjësi

OSHP dhe Ambasada e Anglisë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, për transparencë e përgjegjësi

Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, që ka për qëllim ngritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike të OShP-së. Me rastin e nënshkrimit është potencuar nevoja që Organi të ketë pavarësi në punën e vet, në mënyrë që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pa ndikime nga jashtë. Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka thënë se prokurimi publik gjithmonë ka qenë problematik në Kosovë, derisa ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që ky institucion të ketë pavarësi të plotë, sepse është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi që fillon sot dhe që do të ofrojë mbështetje teknike në tri fusha, siç janë, përmirësimi i cilësisë të konsistencës së vendimeve, përmirësimi e strukturës organizative me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit të OShP-së me institucionet tjera të prokurimit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …