Osman Osmani: Komunikatë për media e sindikatës Unia lidhur me pensionet për qytetarët e Kosovës

Osman Osmani: Komunikatë për media e sindikatës Unia lidhur me pensionet për qytetarët e Kosovës

Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria Federale e Zvicrës i ka dhënë mandatin Departamentit për Punë të Brendshme nisjen e negociatave mbi Marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kosovën. Sindikata Unia përshëndet shumë këtë hap të mirëpritur, që Qeveria Federale të nisë bisedimet e vonuara kaherë për pagesën e pensioneve të pleqërisë dhe ato të invaliditetit.   Që nga 1 prilli 2010 Kosova është shteti i vetëm i dalë nga ish-Jugosllavia me të cilën Zvicra nuk vijoj të zbatojë Marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Kështu shtetasit e Kosovës nuk mund të përfitonin nga pagesa e pensioneve të pleqërisë e trashëgimtarëve dhe të invaliditetit jashtë Zvicrës. Situata aktuale është e pakënaqshme dhe çon në shfaqjen e rasteve të vështira. Fjala bie, të vejat nuk vazhdojnë të marrin pensionin. Për mbi gjashtë vjet, sindikata Unia është angazhuar për një Marrëveshje të sigurimeve shoqërore me Kosovën dhe për këtë arsye ajo përshëndet vendimin e vonuar gjatë të Qeverisë Federale.

 Situata aktuale është e pakënaqshme

Realiteti jetësor i qytetarëve të Kosovës me banim në Zvicër, të cilët gëzojnë të drejtën për përfitim nga pensionet e invaliditetit është e rëndë; Situata politke është e pakënaqshme. Të prekurit janë të detyruar të qëndrojnë në Zvicër, pasi që në të kundërtën humbin të drejtën për marrjen e pensionit. Kjo në veti bartë edhe rrezikun shtesë që ata, për shkak të humbjes së lejes së qëndrimit, janë të varur nga ndihmat emergjente.

Unia është për një rregullim kalimtar

Sindikata Unia pret, që bisedimet të fillojnë sa më parë dhe që Marrëveshja të gjejë zbatim sa më të shpejtë. Për të lehtësuar gjendjen e pambrojtur të të prekurve, Unia kërkon një rregullim kalimtar.

 Për pyetje shtesë: Osman Osmani, sekretar për migracion në Unia, +41 79 934018 89

Leena Schmitter, zëdhënëse e Unia, + 4179 480 13 08

Bernë, 17.11.2016

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …