Osman Osmani

Osman Osmani: Kryetarja, Vjosa Osmani lavdëron Betejën e Loxhës, për të cilën thotë se ka udhëhequr, Tahir Zemaj

Në një publikim nga zyra e Presidencës është përkujtuar 23-vjetori i Betejës së Loxhës, ku kryetarja, Vjosa Osmani shpalos “meritat” e komandant Tahir Zemajt, i cili kishte dezertuar luftën në Dukagjin, kishte ikur nga vendi dhe në mërgatë kishte krijuar Brigadën Mërgimi. Lidhur me këtë publikim ka reaguar veprimtari Osman Osmani.

Zonja e respektuar presidente e vendit – Vjosa Osmani, pasi i keni hyre kësaj pune, duhet ti shkoni deri ne fund revokimeve te personaliteteve te luftës çlirimtare, duke mos lene anash asnje nga komandantet e veçanerisht te gjithe pararendesit e UÇK-se. Perndryshe nese potenconi vetem eksponente te caktuar, biografia e te cilve lene mjaft per te deshiruar, atehere nuk e nderoni meritueshem funksionin e kryetares se Republikes se Kosoves, e aq me pak luften shumevjeçare politike te shume brezave te shekullit te kaluar dhe veçanerisht UÇK-ne.

Ju kisha sugjeruar qe per te qene sa me gjithperfshirese sa i perket revokimeve ne fjale, gjithsesi te konsultoni zedhenesen e luftes çlirimtare Radio Kosova e Lire, qe paraqet memorien me autentike dhe faktike te kesaj lufte dhe Ushtrise se saj heroike.

Vjosa Omani: 23 vjet më parë në Loxhë u zhvillua njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb. Kjo betejë, e udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, u organizua mirëfilli ushtarakisht dhe, pavarësisht numrit më të paktë të ushtarëve tanë, i bëri ballë mësymjes serbe. Beteja të tilla, të prira nga strategë lufte e atdhetarë të vendosur, dëshmojnë jo vetëm për shpirtin kryengritës, por edhe për këmbëngultësinë tonë për ta arritur lirinë.

Sa i përket Betejës së Loxhës, e  zhvilluar më 6 korrik të vitit 1998,  strategu, pjesëmarrës në ballë të sulmit kishte qenë komandanti i UÇK-së, në zonë,  Skënder Çeku i cili në sulmin e dytë të forcave serbe mori plagë vdekjeprurëse dhe ra në altarin e lirisë më 17 gusht 1998. Në betejën e Loxhës kanë rënë bashkëluftëtarët e tij: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj.

Dezertori, Tahir Zemaj  me disa ushtarë kishte komanduar nga prapavija, larg veprimit të armës armike dhe më vonë kishte shpallur mbarimin e luftës, duke urdhëruar ushtarët të dorëzonin armët dhe të iknin kush nga mundet. Zonja Osmani njeh për komandant të Betejës së Loxhës, Tahir Zemajn ish ushtaraku dhe miku i serbëve, i dënuar për trafik droge dhe për pjesëmarrje në likuidimin e   veprimtarëve shqiptarë.  (RLK)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …