1981

Osman Osmani – Organizata për Republikë – PKMLSHJ

Fakte, dokumente dhe dëshmi

Demonstratat gjithëpopullore me 26 mars e 1, 2 e 3 prill 1981 dhe ato të mëvonshme janë rezultat i (bashkë-)veprimit të pjesëtarëve të grupeve e organizatave të ndryshme, por edhe të individëve, grupeve e shoqërive, formalisht te paorganizuara politikisht. Ky shkrim dokumentues i takon një pjese të një serie shkrimesh me dëshmi, aktgjykime, aktakuza e botime dhe me fakte plotësuese që hedhin dritë mbi organizimin e kërkesës së shtruar në demonstratave e vitit 1981 për Republikë Shqiptare dhe forcave organizuese të saj, si dhe mbi individët dhe grupet e organizuara që ndër të tjera kanë vepruar kryesisht nga platforma politike për Republikë.

Tërë këtë trajtim, për aq sa mundemi do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrë sa më objektive dhe duke njohur e respektuar faktet e deritashme të ditura të veprimtarisë atdhetare e përparimtare të individëve, grupeve e organizatave të organizuara që kanë vepruar edhe nga platforma dhe me kërkesa tjera ideologjike, politike  e atdhetare, qoftë paqësore e oportuniste në kuadër të strukturave e institucioneve të sistemit, qoftë aktive e revolucionare në kuadër të rezistencës dhe luftës kundër sistemit të huaj të padrejtë, pushtues, shtypës e shfrytëzues me përpjekje deri edhe shfarosëse.

ROLI I VEPRIMTARËVE TË “PAORGANIZUAR”

Qysh në fillim të këtij shkrimi duhet theksuar të vërtetën se: Në prag të demonstratave të vitit 1981, u shtua dukshëm jo vetëm numri i individëve, por edhe i grupeve e organizatave politike shqiptare, të cilat për shkak të rrethanave te atëhershme ishin të detyruara të vepronin në ilegalitet qoftë të pjesshëm qoftë të plotë. Përpos grupeve formale e joformale si dhe organizatave atdhetare dhe revolucionare të kohës, shumë i rëndësishëm ishte edhe roli dhe veprimtaria e individëve e personalitete të ditura e të atillëve që edhe sot e kësaj dite kanë mbetur anonim. Roli dhe ndikimi i këtyre individëve dhe personaliteteve para, gjatë dhe pas demonstratave të famshme të vitit 1981 ka qenë shumë i rëndësishëm dhe në situata të caktuara edhe kultivues, e i cili herë-herë ia ka kaluar edhe subjekteve të organizuara të kohës. Kjo vlen të theksohet edhe nga fakti se në shkrimet e trajtimet, por edhe në librat e shumtë të publikuar mbi këtë tematikë, po këta individë padrejtësisht të heshtën deri edhe të injorohen.

NJËANSHMËRIA NGA POZITAT E KUNDËRTA

Se çfarë qëndrimesh dhe veprimesh kanë mbrojtur asokohe grupet e organizatat ekzistuese, dihet botërisht. Ata që nuk e dinë, këshillohen të konsultojnë dhe tu referohen programeve dhe aktiviteteve të strukturave të kohës.

Meritat që individë të caktuar, me peshë në sistem mund të kishin sa i përket avancimit të çështjes kombëtare e shoqërore, do të duhej tu mjaftonin atyre, për të mos pasur nevojë të injorojnë të tjerët, apo siç bëri e vazhdojë të bëjë pjesa e bashkëpunëtorëve fanatik shqipfolës të pushtetit serb e jugosllav, të cilët nuk u mjaftuan vetëm me shpifjet e intrigat kundër kërkesave dhe veprimtarisë së kohës, por edhe urdhëruan ushtrimin e represionit individual, grupor e kolektiv, bile edhe ushtrimin e torturës çnjerëzore deri në mbytje karshi të burgosurve politik (siç është rasti me Fazli Grajçevcin, Afrim Abazin, e të tjerë), deri edhe cytjen e inskenimeve dhe nxitjen e pjesëtarëve të lëvizjes ilegale kundër njeri tjetër si në burg ashtu edhe jashtë tij. As atëherë e as tani akushn nuk është përgjegj ligjërisht për torturat e ushtruara dhe mbytjet gjatë hetimeve, gjë që de jure edhe atëherë ka qenë e ndaluar me ligjete në fuqi.

Dokumenti i plotë…

This browser does not support inline PDFs. Please download the PDF to view it: Download PDF 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …