Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjur deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili e quajti nuse të Preshevës. “Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë. Askush ska çka quditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtesisë.
