Kryetarja, Vjosa Osmani ka dënuar të shtënat me armë zjarri afër të rinjve shqiptar që ishin nisur për në malet që shtrihen afër Zubin Potokut. Ajo ka ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë dhe dënojnë autorët e siç e ka quajtur ajo “aktit kriminal”. “Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tone”, ka shkruar kryetarja, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë
Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …