Deputetja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ajo do të propozoj që të ndryshohet statuti i LDK-së për 50+1 për kandidatë për kryetar i LDK-së sepse ky është parim jodemokratik. “Veprimi i parë që duhet të bëjmë sot në mbledhje është ndryshimi i statutit. Unë besojë që deklarata ime e sqaroj qëndrimin tim. Që të gjitha përpjekjet e mia do të jenë për unifikim dhe bashkim. Nuk do t’ia plotësoje qefin të gjitha të që po duan që të na shohin se si bëhemi copa në mes veti”, ka theksuar deputetja, Vjosa Osmani. Ajo ka përkujtuar se deklaruar se statuti i LDK-së lejon që të ketë edhe kandidatura të tjera për kryetar të partisë dhe se pret një proces të qetë dhe demokratik në kuvendin e 9 zgjedhor të LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …