leoni

Osmani: Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, nuk ka paqe na rajon pa drejtësi për viktimat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit boshnjak në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, të kryer nga regjimi serb. nAjo ka thënë se te dy popujt bashkëndjejnë shkaku i një pjese të përbashkët të historisë. “Kërkesa për drejtësi për Srebrenicën është e obligim i joni i shtet fqinj me Bosnje e Hercegovinën. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, por edhe për të gjithë njerëzit që mendojnë racionalisht”, është shprehur kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, i gjithë rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat. Ndërkaq përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, deputeti Rasim Demiri ka vlerësuar mbështetjen e kryetares Osmani ndaj këtij komuniteti.   Të dy palët u dakorduan që përkundër situatës jo të favorshme politike, miqësia ndërmjet të dy shteteve duhet të kultivohet.​

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …