Gjatë një interviste për mediet turke, kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës. Pas vizitave dhe takimeve atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin TRT, ku ka folur për nevojën e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO. “NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë” është cituar të ketë thënë kryetarja Vjosa Osmani, e cila është duke qëndruar në Turqi me ftesë të presidentit të këtij shteti, Rexhep Taip Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet
Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …