Gjatë fjalës para pjesëmarrësve në konferencën “Globsec”, duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, kryetarja e vendit tonë, Vjosa Osmani ka theksuar se nuk mund të ëndërrohen rezultate të prekshme nga dialogu me Serbinë, pa pasur barazi mes palëve. “Në BE thonë se Kosova duhet t’i zbatojë në mënyrë të njëanshme detyrimet e saj. Tani besoj fuqimisht se jemi në një situatë ku duhet ta rikthejmë barazinë në tryezë. Nëse palët trajtohen në baza të barabarta, atëherë mund të kemi sukses dhe jemi shumë të sigurt se me ndryshimet në Bashkimin Europian, me ndryshimet e reja, Përfaqësuesen e Lartë që vjen se barazia do të kthehet në tryezë si parakusht për sukses. Pra, ne kemi besim dhe shpresojmë, por do të duhet të presim disa muaj që ato suksese të shihen besoj” ka thënë mes tjerash, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …