Duke folur për zhvillimet e fundit në bisedimet VV-LDK për arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë. E pyetur se a kanë sinjale nga LVV se kanë hequr dorë nga krye parlamentari, Osmani tha se nuk dëshiron të lëshohet më detaje të tillë. Krejt çka mund të them është që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe unë shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë, theksoi nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …