Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja, Vjosa Osmani ka marr pjesë në në think tank-un “Council on Foreign Relations” në Neë York ku foli për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ajo ka theksuar se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës dhe t’i përdor ata për interesa të veta dhe shtetit që drejton. “Duke mos i lejuar ata [serbët e Kosovës] që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që iu intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …