Kryetarja, Vjosa Osmani ka deklaruar se qeveria dhe partnerët ndërkombëtar duhet të gjejnë një zgjidhej për të dal nga situata e krijuar për shkak të dinarit të Serbisë. Ajo ka theksuar më tutje se çdo e arritur e Kosovës është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tonë ndërkombëtar. Gjatë intervistës së dhënë me 8 shkurt për mediumin arab “Al Aan” ajo ka thënë se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”. “Jam e sigurt se do të zgjidhet çështja e dinarit sepse nuk ka pse të mos zgjidhet. Do të ishte qesharake të mos zgjidhej”, është cituar të ketë thënë për medium arab, “Al Aan” kryetarja, Vjosa Osmani.
