Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani gjatë votimit të saj tha se qytetarët sot përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit. Uroj shumë që të gjithë të festojmë në fund për rregullin në këtë proces zgjedhor, që nuk do të ketë asnjë incident, theksoi në mes tjerash ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …