Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Osmani: Serbia do të vazhdojë të shkel marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet

Kryetarja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk pret që Serbia do ta vazhdojë të shkeli marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet. “Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme” ka deklaruar mes tjerash, kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …