leoni

Osmani: Serbia ju ka ofruar vaksina ruse disa vendeve afrikane në këmbim të çnjohjes së Kosovës

Kryetarja, Vjosa Osamani gjatë fjalimit në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në Kanada, ka theksuar se Serbia ju ka ofruar vaksina ruse disa vendeve afrikane në këmbim të çnjohjes së Kosovës. Ajo ka theksuar se Rusia e furnizonte Serbinë me një numër vaksinash kundër coronavirusit. Shumë shtete në Afrikë nuk kanë vaksina, kështu që Serbia e përdorte vaksinën ruse, duke dërguar një pjesë të tyre në vendet afrikane, duke iu thënë: do t’iu japim vaksina nëse ju e hiqni njohjen e Kosovës. Në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, Kryetarja, Vjosa Osmani ka folur për perspektivën e Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në mënyrë që ballafaqimi pandeminë dhe sfida të ngjashme të jetë i suksesshëm. Ajo ka tërhequr vërejtjen më tutje mbi rritjen e pranisë së Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe ka theksuar se ky ndikim mund të ketë pasoja të rrezikshme për këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …