Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Osmani: Të mos lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Pavarësisht se në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar fushata për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Qeveria e Isa Mustafës ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Përfaqësues të Qeverisë thonë se vetëm gjatë javës së ardhshme do të mblidhen e do të vendosin si do të veprojnë karshi paralajmërimeve të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë. Arban Abrashi, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të ndiqen praktikat më të mira ndërkombëtare rreth kësaj çështje, por për momentin “nuk është diskutuar dhe nuk është marrë asnjë vendim”. Ndërsa, Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se sipas konventave ndërkombëtare, ekzistojnë rrethana specifike ku një shtet lejon zgjedhjet e një shteti tjetër, e ato janë vetëm nëse shteti tjetër ka ambasadë dhe marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe atëherë shtetasit e Serbisë, do të mund të lejoheshin në ambasadën e tyre. Metodat tjera, sipas saj, nuk do të duhej asesi që të lejohen.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …