Prodhimet “Made in Kosova” përkundër sfidave kanë arritur që të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore

Osmani: Të ndryshohet Ligji për Prokurimin Publik dhe të ju jepet përparësi prodhimeve vendore

Sekretari i përgjithshëm i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Vllaznim Osmani ka bërë thirrje për ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik gjatë procesit të tenderimit. Ai ka thënë se shumë shtete, gjatë pjesës së tenderimit, iu japin preferenca kompanive vendore në emër të zhvillimit ekonomik, qoftë në nivel të përgjithshëm apo për zhvillim lokal, por edhe në emër të mbrojtjes së ambientit. Një diçka të tillë po e kërkojmë edhe ne. Kjo bëhet duke ndryshuar nenet e caktuara. Për shembull, kur një kompani vendore konkurron në tender publik , për produktin e kualitetit të njëjtë, me çmim të njëjtë, atëherë t’i jepet përparësi që ta fitoj tenderin. Kjo ka domethënie të madhe, si në aspektin e zhvillimit të kompanisë, si në aspektin e zhvillimit të qëndrueshme ekonomik lokal, qoftë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin shoqëror.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme

Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …