Deputetja
e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se
nuk do të mbështesë kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit. Ajo, mes tjerash, vlerëson se
Thaçi nuk i plotëson dy kushte kryesore, që parashihen në Kushtetutë. ““E
para, Thaçi nuk është figurë uniteti, por, përkundrazi, është figurë përçarëse.
Dhe së dyti, për shkak se posti i presidentit është edhe shef apo udhëheqës i
politikës së jashtme, sipas Kushtetutës, që nënkupton se duhet ta kemi një
figurë që e rregullon imazhin e Kosovës në botë, ndërkaq Thaçi e ka bërë dhe
vazhdon ta bëjë vetëm të kundërtën”, ka vlerësuar Osmani. Në vijim,
deputetja e LDK-së është shprehur e bindur se parandalimi i zgjedhjes së Thaçit
president, bëhet duke pamundësuar kuorumin prej dy të tretave të votave. Sipas
fjalëve të saj, “përveç opozitës, duhen edhe 10 deputetë të LDK-së që atë ditë
të mos qëndrojnë në sallë në mënyrë që të pamundësohet zgjedhja e tij në krye
të shtetit për pesë vitet e ardhshme”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …