Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës ne Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, gjatë mandatit të tij ne kuadër të vizitave personaliteteve të njohura shkon ne Poeking am Starnberger See per ta vizituar ne “Villa Austria” pinjollin e fundit te familjes perandorake austro-hungareze, Otto von Habsburg, i cili njihej si nje përkrahës i madh i pavarësisë së Kosoves. Mirdita e përshkruan këtë vizitë si njërin ndër takimet me të rëndësishme gjatë mandatit të tij. Ndër të tjera Mirdita shkruante se Dr. Otto von Habsburg „ edhe përkundër dëshirës së madhe, per shkak të moshës se shtyer dhe të shëndetit jo të mirë nuk arriti të realizonte dëshirën e tij për të vizituar Kosovën e pavarur, me të cilen, veç tjerash, e lidhte edhe miqësia e madhe me Ibrahim Rugovën.”
“Pragun e kësaj ville para Teje e ka kaluar vetëm një politikan shqiptar, Ibrahim Rugova” i thotë ai diplomatit kosovar. Ne bisedë e sipër rreth problemeve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe të ardhmes europiane të saj Otto von Habsburg thotë se misionin e Dr. Rugovës për integrimin e Kosovës ne Europë mund ta vazhdojë vetëm një politikan dhe ai është Ramush Haradinaj. Ne atë kohë me kandidatin e sotem për kryeminister të Kosovës ende merrej Tribunali i Hages, mirëpo për Otto von Habsburg s’kishte asnjë dyshim: ” Herr Haradinaj ist ein Ritter!” (Zoti Haradinaj është kalores!”)
(Xhevat Ukshini)