OVL e UÇK, dega në Kaçanik, nesër shënon 19-vjetorin e Betejës së 9 marsit të vitit 1999 në Kotlinë, dhe rënies heroike të dëshmorëve: Milaim Loku dhe Emërllah Kuçi. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale organizon një “Orë Përkujtimore” te shkolla e fshatit në orën 12:00, pastraj vazhdon aktivitetet në vizitë në vendin e rënies në orën 13:30, ndërsa përfundon aktivitetet me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në orën 14:30.
OVL-UÇK, dega në Kaçanik, sot shënoi 19-vjetorin e Betejës së 8 marsit të vitit 1999 në fshatin Ivajë dhe rënies heroike të dëshmorëve: Osman Luma, Qani Luma, Raif Koraqi dhe Murat Lika. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale dhe Shkollën “Dituria” në Ivajë ka mbajtur një “Orë Përkujtimore” në vendin e rënies së dëshmorëve, në Ivajë, duke filluar në orën 11:00