OVL e UÇK Pejë nderoi pas vdekjes, 12 atdhetarë me motivacion: LAJMËTAR I LIRISË

OVL e UÇK Pejë nderoi pas vdekjes, 12 atdhetarë me motivacion: LAJMËTAR I LIRISË

OVL UÇK Pejë, nderoi me Mirënjohje me motivacion: LAJMËTAR I LIRISË, me rastin e 28 Nëntorit Festës kombëtare të Flamurit, disa nga patriotët dhe të burgosurit politikë të viteve ’60-ta në komunën e Pejës: Post mortum u nderuan: Nezir Gashi, Ramadan Shala Sylë Shala, Selajdin Daci, Shefqet Deçani, Avdyl Shala, Mehmet Krasniqi, Ejup Kastrati, Vesel Rexhepaj, Zeqë Shala, Remzi Baloku dhe Ahmet Zeka. Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, vlerësoi lartë kontributin e kësaj gjenerate patriotësh e atdhetarësh, rezultat i së cilës ishte mbajtja gjallë e nacionalizmit shqiptar, që i parapriu Luftës Çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …