Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, IMRI ILAZI – FERRI.
Me dhembje morrëm lajmin e rëndë për ndarjen e hershme nga jeta të Komandantit tonë, ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familljes Ilazi!
Komandanti ynë vdiq sot në ditën e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, Gjenerali u prehtë pranë bashkëluftëtarëve/Dëshmorëve të Kombit, u prehtë në paqen e paskajshme. Jeta dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për ne dhe pasardhësit tanë, vdekja e Komandantit humbje e madhe për gjithë kombin shqiptar!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprave të Komandant Ferrit!
Për detaje të varrimit do të njoftoheni!