OVL e UÇK-së, Dega Kaçanik organizon homazhe për nder të 17 Shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

OVL e UÇK-së, Dega Kaçanik organizon homazhe për nder të 17 shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

Njoftohen të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e luftës dhe gjithë qytetarët e komunës së Kaçanikut, se nesër datën 17 shkurt 2021 orën 11:OO me rastin e Ditës së Pavarësisë të Kosovës, në Varrezat e Dëshmorëve do të organizohen homazhe, për t’i nderuar dëshmorët e lirisë! Meqenëse ende jemi nën masat e IKSHP-së luteni që të mbani maska dhe t’i përmbahemi këtyre masave kundër COVID-19. Njëherit shfrytëzojmë rastin, që të gjithë juve të cekur me lartë, në emër të OVL-së, të ua urojmë këtë ditë të shënuar të historisë së Kosovës! Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirisë e Kosovës! – thuhet në njoftimin e OVL e UÇK-së, Dega Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …