OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik, shënon 19 vjetorin e Betejës së 24 marsit të vitit 1999 në Kotlinë, komuna e Kaçanikut dhe rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve : Ismail Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izjah Loku si dhe martirët: Garip Loku, Naser Loku, Vesel Vlashi, Idriz Kuqi, Zymer Loku, Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Beram Loku, Agim Loku, Ismajl Loku, Ismet Loku, Danush Kuqi, Ibush Loku, Naser Loku. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale organizon “Orë Përkujtimore” te shkolla e fshatit “Naim Frashëri” në ora 11:00, vizitë në vendin e rënies në ora 12:00, homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në ora 13:00, me datë 24.3.2018.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …