Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bën thirrje pushteti dhe opozitës që të ulen dhe t’i tejkalojnë problemet lidhur me temat e ngritura tash e katër muaj, sepse siç thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së, moskomunikimi mes vete është duke i sjellë dëme interesit të përgjithshëm. OVL e UÇK-së ka mbajtur një mbledhje ku është diskutuar për situatën politike dhe verifikimi i Veteranëve dhe çështja e pagesave të pensioneve të tyre. “Kryesia shfaqi shqetësimin e saj lidhur me shpërdorimin e buxhetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, dedikuar për pensionet e veteranëve dhe njëkohësisht i bën thirrje kryeministrit Isa Mustafa, zëvendësit të tij, Hashim Thaçi dhe ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi, për një takim javën e ardhshme për t’i diskutuar problemet rreth mos zbatimit të ligjit për veteranë, thuhet në komunikatën e OVL të UCK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …