Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues, ku është zgjedhur kryesia e organizatës, si dhe nënkryetarët dhe sekretari. Sipas një njoftimi medial Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues, ku përveç kryetarit Hysni Gucati që është zgjedhur me Kuvend, zgjodhi kryesinë prej 23 anëtarëve. Më pastaj u mbajt mbledhja e kryesisë, ku u zgjodhën nënkryetarët Nasim Haradinaj dhe Migjen Shala, ndërsa, sekretar Faton Klinaku.
