Lufta e UÇK-së

OVL e UÇK-së kërkon lirimin sa më parë të Gafur Dugollit nga policia sllavo-maqedonase

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, përveç shqetësimit me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarit tonë Gafurr Dugolli, shprehim edhe revoltën për shkak të fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, e aq më keq sepse shtetasit e Kosovës konsiderohen qytetar të Serbisë, edhe pse kemi njohje reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë. I bëjmë thirrje anëtarësisë sonë që nesër me datën 15 mars 2016 në ora 11:oo, të protestojnë para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, për të kërkuar lirimin e tij. Kërkojmë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, që të marrin masa për ta liruar menjëherë qytetarin e Kosovës, i cili njëkohësisht është edhe zyrtar i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, përndryshe ne do të protestojmë vazhdimisht para ambasadës së Maqedonisë në Kosovë dhe nuk garantojmë për sigurinë e personelit të ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …