OVL e UÇK-së ka shtruar një kërkesë për veteranët, të cilëve u kanë publikuar emrat në listat e mashtruesve, nga Prokuroria. Në bazë të komunikatës ne vlerësojmë që prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë shkelje ligjore, pa u dhënë mundësi atyre që të mbrohen, ka thënë kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati, i cili ka kërkuar një rivlerësim të këtij procesi nga ana e Qeverisë së Kosovës, përmes një komisioni të ri qeveritar. Kërkojmë nga veteranët që deri në një vendim tjetër të mos ndërmarrin asnjë veprim tjetër ka thënë Gucati, Ndërsa sekretari i OVL- UÇK Nasim Haradinaj ka thënë që Prokuroria Speciale ka gënjyer në rastin e hulumtimit të dosjeve të veteranëve të UCK-së. E gjithë kjo është bërë për të kompromentuar procesin. Kemi disa komandantë që kanë njollosur fytyrat e komandantëve të tjerë, ka thënë ai. Publikimi i këtyre listave me emrat e veteranëve, ka ngjallur reagime të shumta për shkak se shumë persona që e kanë gjetur veten në listat e veteranëve të rrejshëm kanë reaguar kundër këtyre manipulimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …