​Sot do të nderohen dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës Adnan Shyti, Selim Mernica dhe Shemsi Sadiku

OVL e UÇK-së: Komuna e Pejës sulmoi vlerat e luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj disa veprimeve të të institucioneve komunale të Pejës. OVL e UÇK-së në Pejë, nëpërmjet një komunikate, thotë se megjithëse 5 maji si ditë e Dëshmorëve është e miratuar si datë zyrtare edhe nga Kuvendi Komunal Pejë, ky është viti i katërt që kjo qeveri komunale nuk e shënon. “Këtë vit, 5 Maji u shënua në mënyrë madhështore nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, pa mbështetjen e komunës. Ndërkohë, institucionet komunale të Pejës, bën homazhe selektive dhe jashtë orarit zyrtar, vetëm tek një përmendore, duke theksuar edhe më tepër mosrespektin që kanë për Dëshmorët e Kombit. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, konstaton se këto janë veprime tendencioze, sulm ndaj vlerave të luftës, vlera të cilat nuk kanë rëndësi për mbetjet jugosllave që sot udhëheqin me Komunën e Pejës. Ne jemi të bindur, se në Pejë asnjëherë nuk do të vjen në shprehje sundimi i atyre që nuk e dijne vlerën e lirisë dhe atyre që u flijuan për këtë liri”, thuhet në komunikatë. Veteranët e Pejës thonë se dëshmorët e Kombit janë ata që gjithmonë duhet të na bashkojnë, e monstrumët e llojit të komunarëve aktual të Pejës nuk do të arrijnë asnjëherë të përçajnë as familjet e dëshmorëve dhe as popullin në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …