OVL e UÇK-së: Kujtojmë dhe nderojmë martirët e masakrës në Poklek dhe Çikatovë!

Sot, më 17 prill, kujtojmë një nga masakrat më të tmerrshme që regjimi gjenocidal serb kreu gjatë luftës në Kosovë,masakrën në fshatin Poklek dhe Çikatovë nga komuna e Drenasit. Para 26 vitesh, më 1999, ushtria dhe policia serbe vranë mizorisht dhe dogjën trupat e 77 civilëve shqiptarë të paarmatosur, mes tyre fëmijë, gra, të moshuar,më i vogli foshnje gjashtëmuajshe dhe më i moshuari 75 vjeçar.
Vetëm në Poklek, 54 anëtarë të familjeve Muqolli, Caraku dhe Elshani u masakruan në mënyrë çnjerëzore, disa me armë zjarri, disa me bomba, disa u dogjën për së gjalli, ndërsa ne Çikatovë 24 martirë.Kjo masakër përbën një nga dëshmitë më të qarta të gjenocidit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Edhe pas më shumë se dy dekadash, asnjë nga urdhërdhënësit dhe autorët e këtij krimi nuk është vënë para drejtësisë ndërkombëtare.
Më 17 prill të vitit 1999, në zona të ndryshme të luftimeve kanë rënë dëshmorët e Ushrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Ali Kiqina, Halil Mehmet Bajraktari, Luan Islam Nimanaj, Sokol Rexhep Elshani, Halil Islam Thaçi.
OVL,SHIL,dhe SHFD, me dhembje të thellë nderojn kujtimin e këtyre martirëve dhe bashkëndjejn me familjet e tyre. Sakrifica dhe gjaku i derdhur i civilëve të pafajshëm janë dëshmi e çmimit të lirisë sonë dhe kujtim i përhershëm i plagës që mbetet ende e hapur.
Lavdi të përjetshme martirëve të Poklekut dhe Çikatovës!
Drejtësi për viktimat e gjenocidit serb!

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …