OVL e UÇK-së, dega në Lypjan, në nderim të festave të Nëntorit sot më 28 nëntor organizoi një varg aktivitetesh. Në orën 9.00 u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të dëshmorëve, në Kleçkë. Pastaj u zbulua pllaka në shtëpinë ku ka qenë Shtabi i Kompanisë së Parë të Batalionit të parë, Imer Alushani. Ndërkohë u zbuluan pllakat në vendin ku ka vepruar Kompania e Katërt dhe në shtëpinë, ku ka qenë Spitali Ushtarak, nga ku edhe është nisur delegacioni i UÇK-së, për në Rambuje. Ndërkohë zbulohen edhe pllakat në Kizherekë në kompaninë e dytë dhe në Fushticë të Ulët për kompaninë e tretë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …