OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së nuk është kundër Gjykatës Speciale por mendon se ajo është e njëanshme (!)

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është e njëanshme, sepse sipas tij, ajo  duhet të merret me të gjithë ata që kanë bërë krime në luftë, duke i përfshirë edhe serbët. “Organizatat e dala nga lufta kanë marrë vendim që të bëjnë një peticion kundër Gjykatës Speciale që e kanë votuar deputetët e Kosovës, me nr. 05/L0553. Ne nuk jemi kundër Gjykatës Speciale, por mendojmë se ajo është e njëanshme”, tha ai. Peticioni fillon më së largu këtë të premte, dhe sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e tubuara do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend. Ndërsa nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se me aprovimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës duhet të ndjehen të turpëruar të gjithë ata që e votuan. Sipas tij me këtë është shkelur e drejta njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …