Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur të premten për shtyrjen e protestës së paralajmëruar. Ky këshill ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë dialogun me Serbinë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë, protesta është vendosur të shtyhet. Këshilli Drejtues ka dalë me disa konkluzione, ku protesta do të analizohet dhe na kanë autorizuar që të diskutojmë me institucionet e shëndetësisë, për të gjetur një kohë të përshtatshme për mbajtjen e protestës. Dështimi i kreut të OVL-UÇK-së për ta mbrojur kren e luftës së UÇK-së tregon një indiferentizëm të lodhur e të shkapërderdhur në mesin e atyre që pretendojnë se janë zëri i veteranëve dhe nuk janë’ në gjendje të organizojnë as edhe një protestë dosido në mbrojtje të vlerave me te larta te lirisë. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …